Një person me precedent penal dhe i skeduar nga policia ka qenë në zyrat e FRD-së javën e kaluar kur Presidenti Ilir Meta u përplas me policët bashkiakë.

Ky është pretendimi i zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi, i cili gjatë një ndërhyrje telefonike në emisionin Opinion në Tv Klan, u shpreh se kanë fakte për praninë e personit civil me precedent penal i cili kanë qenë në zyrat e FRD kur aty mbërriti Presidenti Ilir Meta.

U detyrova të reagoj sepse dy zyrtarë të lartë me paturpësinë më të madhe mashtrojnë publikisht. Presidenti është penguar në krye të detyrës së tij. Është njoftuar për një incident tek zyrat e FRD. Ka shkuar te zyrat dhe ka pasur një tentativë nga punonjës me pa dhe pa uniformvë nga persona të skeduar nga policia për veprime kriminale që kanë qenë prezent në atë moment dhe kanë tentuar të agresojnë Presidentin e Republikës. Z.Mazniku është në dijeni të atij personi. Është civil që ka qenë në atë moment në godinën e FRD i skeduar nga policia. Jam i zhgënjyer nga z.Gonxhe i cili është shqetësuar si ka mundësi reagon Presidenti kur shkelet ligji. Presidenti nuk ka ushtruar dhunë ndaj asnjë personi. Si mundet një zyrtar i lartë të pretendojë që një letër bakalli qenka normale? Po sikur nesër t’i çonte një letër z.Gonxhe dil nga zyra? Ajo është një letër bakalli. Sepse në praninë e Presidentit të Republikës është ushtruar dhunë”, u shpreh Tedi Blushi. /tvklan.al