Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse ka thënë për një media lokale se Moska nuk do të kërkojë nga BE heqjen e sanksioneve pavarësisht se Kremlini i ka përshkruar më herët veprimet e Perëndimit si “luftë ekonomike”.

“Ne nuk do të veprojmë si kërkues në drejtim të heqjes së sanksioneve. Ne kemi një kufi sigurie. Bashkimi Evropian nuk është qendra e universit”, tha përfaqësuesi Nikolai Kobrinets për Ria Novosti.

Media shtetërore ruse raportoi se qeveria ruse pretendon që ka 100 nisma të planifikuar për të përballuar sanksionet. Të enjten, Rusia kërcënoi me ndalim të furnizimeve me gaz për vendet e huaja nëse ato nuk paguajnë me rubla./tvklan.al