Rebelohen aleatët e Berishës. Një nga lideret e grupimit Bashkimi për Demokraci, Kryetari Demokristian Zef Bushati ka kundërshtuar vendimin e Berishës për bojkotimin e seancës ku do të votëbesohet Qeveria e Re. Kështu Partia Demokratike duket që do të jetë e vetme në shesh për t’i thënë Jo Qeverisë.

Zef Bushati: Për këtë arsye kam thirrur kryesinë e Partisë Demokristiane dhe dhe kryesia ka vendosur që kjo parti të marrë pjesë dhe ta thotë fjalën e saj në seancë. Në një mbledhje të Bashkimit për Demokraci unë ja kam bërë të qartë aleatëve të mi, normalisht edhe zoti Berisha ishte prezent, se ky është një vendim që e marrin strukturat drejtuese të PDK-së dhe jo kryetari i saj. Unë nuk e di se si procedojnë partitë e tjera aleate të grupimit, a i kalojnë vendime të tilla nëpër strukturat e tyre, por unë nuk mund të dal jashtë statutit të partisë dhe nuk mundet dot të marr vendime jashtë strukturave të partisë sime./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego