Demokristianët kanë kërkuar mbledhjen e krerëve të Bashkimit për Demokraci. Sipas Bushtatit, pikërisht me mbledhjen e këtyre partive të djathta do të shënohet dhe qëndrimi politik i demokristianëve.  Nga ana tjetër, Bushati dënoi mosarritjen e një konsensusi me partitë e koalicionit qeveritar për problemin e projektit të Kushtetutës. Sipas tij ky qëndrim i të majtëve bëri që përfaqësuesi i partisë së tyre në Parlament të mos shprehej në seancën përfundimtare të miratimit të Kushtetutës. Gjithashtu ai dënoi shkarkimin nga detyra dhe presionet që ushtrohen ndaj drejtuesve demokristianë që punojnë në institucionet shtetërore. Përsa i përket fjalëve të qarkulluara për një largim të mundshëm të tij nga politika ai është shprehur :

“Nuk ka ka asnjë vendim të Partisë Demokristiane  dhe drejtuesve të lartë të tjerë të partisë për largimin tim nga politika “

Pamje Partia Demokristiane Zef Bushati./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti