Ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit Zef Preçi mbyll para medias vitin 1999. Ministri Zef Preçi bën të ditur shifrat e analizës vjetore, ku në rang privatizimi është kryer privatizimi në 411, 9 janë në proces dhe 49 presin që të privatizohen. Gjithashtu në sektorët e telekomunikacionit ka filluar ristrukturimi. Ndërkohë që viti 1999 ka sjellë projekte të reja në Ministrinë e Privatizimit, projekte këto që pritet të përfundojnë në vititn 2000, si ristrukturimi i KESH-it, Albtelekom dhe një pjesë e kompanisë APC.

Në thellimin dhe privatizimin , prioriet për vitin 2000 i është dhënë sektorit të energjisë. Pritet që vitin e ardhshëm të kërkohen burime të reja energjie. Përsa i përket privatizimit të AMC-së si dhe procedurave të tij, Ministri Preçi i është përgjigjur:

Zef Preçi: Për privatizimin e AMC natyrisht privatizimi është një proces që vihet në kalendar dhe ka masa të hapura për tu arritur. Ky nuk është një proces i thjeshtë sikur dy shitës bananesh të merreshin vesh midis tyre për shitjen e arkës por eshte mjaft i komplikuar ku mungon eksperienca, ku mungojnë kapacitetet njerëzore dhe mua më është dashur bashkë me stafin që drejtoj të humbasim kohë për të kuptuar këto procedura dhe teknika. Mund tju them paraprikisht dhe nuk e kam sekret se jam duke vazhduar të eksploroj më tej bashkë me kolegë që punoj se nëqoftëse do të ketë ofertë të pafavorshme financiare të kem të drejtën ligjore për të mos e shpallur fituesin Unë jam në mbrojtje të pronës publike pa krijuar avantazhe për secilindo.

Në programin e vitit 2000 për letrat me vlerë Ministri Preçi u shpreh se është shikuar në Parlament vendimi i Këshillit të Ministrave. Sipas tij letrat me vlerë do të përdoren në dhënien e sektorëve strategjikë. Ndërkohë për vitin 2000 pritet liberalizimi i tregjeve si dhe rikonstrurimi i tyre./tvklan.al