Zekthi: “Blloku” i Kalos zbukuron krimet e komunizmit

Zekthi: “Blloku” i Kalos zbukuron krimet e komunizmit

22:52 16/09/2019

Për politologun Fitim Zekthi, libri “Blloku” i mjekut personal të Enver Hoxhës, Isuf Kalo, zbukuron krimet e komunizmit.

Nga studio e Opinion, në Tv Klan, Zekthi tha se “Libri ka dy shina”. “Paraqet një Bllok rozë, me njerëz që vishen bukur, që kanë sherre, kanë inate, kanë dashuri ku di unë… dhe shina e dytë, është glorifikimi i krimeve të komunizmit, pra zbukurimi i krimeve të komunizmit. Pra Enver Hoxha, aty del si një lider autoritar, i mirë, pra po ta shkëpusësh Shqipërinë, të lexosh librin, do kuptosh që bëhet fjalë për një vend me një lider që i dhimbset populli, ka shqetësime të zakonshme, nuk bën krime, nuk ka kampe përqendrimi, nuk ka të burgosur politikë.

Zekthi tha se një profesor nuk do të mund të shkruante kurrë një libër të tillë në SHBA apo Britani në Madhe, pa marrë parasysh pasojat.

Kalo është profesor, nëse në SHBA apo në Angli do të shkruante një profesor kështu, nuk do të kishte të drejtë kurrë të jepte mësim në universitet, do t’i hiqej titulli i profesorit. Sepse nuk mund të shkruhet në SHBA kështu për Hitlerin. Nuk mundet kurrë një njeri të shkruajë kështu për Musolinin, Gadafin, apo Hitlerin. Kurrë një profesor. Libri bën këtë gjë, zbukuron krimet e komunizmit. Pra këta njerëz që kanë bërë krime monstruoze, që kanë ndërtuar kampe përqendrimi, që kanë shkatërruar Shqipërinë për 45 vite, e kanë shndërruar Shqipërinë në një vend të izoluar ku njerëzit hanë baltë dhe jetojnë me baltë, ky këta njerëz i paraqet si njerëz normalë që hanë, pinë, vishen, dalin, gjezdisin, dashurojnë, kanë sherre, kanë inate…”

Sipas Zekthit nuk ka kujtime në të cilat glorifikohet, ose fshihet krimi. “Të gjitha ato që thotë zoti Kalo, nuk e bëjnë Enver Hoxhën kriminel më të mirë.” /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT