Në Zelandën e Re nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus prej disa javësh. Prandaj shteti ka vendosur që të heqë pothuajse të gjitha kufizimet. Në këtë mënyrë, vendi do të shkojë në nivelin një, më i ulëti i sistemit të alarmit.

Në këtë mënyrë, atje nuk do të jetë problem as distancimi social dhe nuk do të ketë kufizime sa i përket mbledhjeve publike. Megjithatë kufijtë do të vazhdojnë të qëndrojnë mbyllur.

Kryeministrja Jacinda Ardern i tha gazetarëve se kishte kërcyer kur mësoi se vendi nuk kishte më raste aktive me koronavirus.

“Edhe pse jemi më të sigurt e në një pozicion më të fortë sërish nuk do të ketë një kthim të lehtë në jetën pas Covid”, tha ajo.

Zelanda e Re u fut në karantinë më 25 Mars duke vendosur sistemin e alarmit me katër nivele.

Në Prill, niveli i alarmit u ul në të treti. Hapjen totale të vendit, Zelanda kishte menduar ta bënte më 22 Qershor, por fakti që nuk kishte raste të reja u bë disa ditë përpara.

Me rregullat e reja do të lejohet hapja e shkollave, vendet e punës, damat, funeralet, transporti publik./tvklan.al