Zelanda e Re ka zhvilluar një referendum dhe qytetarët kanë vendosur që të lejohet eutanazia. BBC raporton se  tashmë në Zelandë është legalizuar vetëvrasja e ndihmuar, pasi 65.2% e votuesve mbështetën ligjin e ri.

Me ligjin e ri, do të lejohen që të gjithë personat me sëmundje të pashërueshme me më pak se gjashtë muaj mundësi jete që të kryejnë vetëvrasje, vetëm nëse kjo miratohen nga dy mjekë.

Ndërkohë dhe pse shumica ka vendosur pro, ky ligj ka shumë kundërshtarë. Ata shprehen se ligji nuk ka masa mbrojtëse që i përshtaten këtyre ndryshimeve.

Pro eutanazisë kanë votuar 480 mijë qytetarë, por vendimin përfundimtar pritet ta marrë Parlamenti, që me shumë gjasë do pranojë vullnetin e popullit. Tashmë Zelanda e Re bashkohet me një grup të vogël vendesh, përfshirë Holandën dhe Kanadanë, të cilat lejojnë eutanazinë.

Por çfarë është eutanazia? Eutanazia është akti i përfundimit të qëllimshëm të  jetës për lehtësimin e vuajtjeve. Këtë akt e marrin personat që kanë  një sëmundje vdekjeprurëse dhe mjekët nuk i japin shpresë për vijimin e jetës. Sipas ligjeve të vendeve që nuk e lejojnë anglez eutanazia konsiderohet vrasje./tvklan.al