Lexuesit: Të jetë në krye të renditjes për këtë vit

Volodimir Zelenski votohet si njeriut më me ndikim në botë për vitin 2022 nga lexuesit e revistës prestigjioze amerikane Time. 5% e mbi 3.3 milionë lexuesve që morën pjesë në sondazhet online përzgjodhën Zelenskin për të qenë në krye të renditjes së 100 personave më me ndikim në botë për këtë vit.

Ata mendojnë se Zelenski e meriton këtë renditje, falë rolit që ka luajtur në përballimin e sulmit brutal nga Rusia ndaj vendit që ai drejton.

Për më tepër Volodimir Zelenski u zgjodh president i Ukrainës në vitin 2019, pa asnjë eksperiencë politike dhe vinte nga bota e kinemasë si komedian.

Zelenski zhvendos një vend më poshtë edhe njeriun më të pasur të globit, Ilon Maskun, i cili mbante kryesimin vitin e kaluar. I treti është kryeministri britanik Boris Xhonson, ndërsa presidenti amerikan Xho Bajden renditet i pesti, pas mjekëve që luftuan me COVID-in, të cilëve u është kushtuar një vend i rëndësishëm në renditje.

Tv Klan