Në një intervistë për Fox News presidenti ukrainas vë theksin tek ndihma e aleatëve

Ukraina do të përgatitet për një ofensivë të re ushtarake. Këtë e zbulon presidenti Volodimir Zelenski në një intervistë për tv Fox News në prag të përvjetorit të dytë të luftës.

Sipas kreut të Ukrainës, në një përballje me një vend si Rusia, edhe mbrojtja është një detyrë dhe sfidë e madhe.

“Mbrojtja është detyra numër një. Ne do të vazhdojmë historinë tonë të suksesshme në Detin e Zi. Nuk do të hyj në detaje, por rusët, do të kenë surpriza. Jugu është i rëndësishëm. Mbrojtja e lindjes, ku ata kanë më shumë se 200 mijë ushtarë, është gjithashtu shumë e rëndësishme. Dhe, sigurisht, ne do të përgatisim një kundërsulm të ri, një operacion të ri.”

I pyetur nëse një kundërsulm i mëparshëm do të kishte qenë më i suksesshëm nëse Ukraina do të kishte marrë armët e nevojshme në kohën e duhur, Zelensky theksoi nevojën e ndihmës së partnerëve veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa nga Uashingtoni janë dhënë garanci për miratimin e ndihmës ushtarake nga kongresi, Zelenski e vë theksin tek armët me rreze të gjatë veprimi. “Unë fola për këtë me Presidentin Biden. Të gjithë e kuptojnë. Raketat ATACMS  me rreze 300 kilometra,  do të na ndihmojnë  shumë,” tha Zelenksi për Fox Neës .

Ndërkohë, Rusia ka kryer sulme me dronë gjatë natës në rajone të ndryshme të Ukrainës. Si pasojë, e këtyre sulmeve kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 8 të tjerë.

Klan News