Volodymyr Zelensky ftoi Donald Trumpin në Ukrainë për të parë me sytë e tij pasojat e sulmeve të Rusisë, si ai i të dielës në qytetin verior të Sumit ku u vranë 34 persona përfshirë fëmijë dhe u plagosën 117 të tjerë.
“Para se të marrësh një vendim apo të negociosh, eja të shohësh njerëzit, civilë, luftëtarë, spitale, kisha, fëmijë, të shkatërruara apo të vdekur. Eja shih, pastaj të vazhdojmë me planet për t’i dhënë fund luftës“, tha Zelensky.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë e konsideroi sulmin të tmerrshëm. Megjithatë, nuk mbajti të njejtin qëndrim të ashpër ndaj Moskës, si pas sulmit raketor rus të 7 Marsit në Ukrainë, ku pati vetëm 18 të plagosur dhe vetëm për aq e kërcënoi Rusinë me sanksione të ashpra nëse përsëritej. Këtë herë nuk kërcënoi.
“Mendoj se ishte i tmerrshëm, ishte e gabuar. E gjithë kjo luftë ësthë diçka e tmerrshme. Mendoj se kjo luftë është abuzim me pushtetin. Lufta nuk do të kishte nisur po të isha unë president. Kjo është luftë e Bajdenit”, tha Trump.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë spote si ky të sponsorizuar nga Rusia, ku u bëhet thirrje shtetasve kinezë të bëhen pjesë e ushtrisë ruse, në këmbim të pagave mujore 2 400 Dollarë dhe bonuese shtesë deri 21 mijë.
Tv Klan