Moska dhe Kievi lirojnë me këmbim disa nga të burgosurit e luftës

Presidenti Volodymyr Zelenskiy kërkoi nga gjykata speciale e Kombeve të Bashkuara të vendosë “ndëshkim të drejtë” ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, duke përfshirë gjobat financiare deri te heqja e së drejtës së vetos së Moskës në Këshillin e Sigurimit.

Fjalimi i regjistruar i Zelenskiy drejtuar liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të mërkurën erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e parë të Rusisë.

Zelenskiy parashtroi ato që ai tha se ishin pesë kushte të panegociueshme për paqen.

Këto përfshinin dënimin për agresionin rus, rivendosjen e sigurisë dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe garancitë e sigurisë.

Shumë delegatë në OKB e duartrokitën Zelenskiy në fund të fjalimit të tij, ndërsa delegacioni rus qëndroi i ulur.

Ndërkaq Rusia liroi 215 ukrainas që i kishte zënë robër pas një beteje të zgjatur për qytetin port të Mariupolit në fillim të këtij viti, duke përfshirë udhëheqës të lartë ushtarakë, tha dje një zyrtar i lartë në Kiev.

Të burgosurit e liruar përfshijnë komandantin dhe zëvendëskomandantin e batalionit Azov që bëri pjesën më të madhe të luftimeve, tha shefi i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelenskiy.

Po ashtu në këmbim, Kievi kishte liruar 55 të burgosur rusë si dhe kreun e një partie të ndaluar pro-ruse, i cili përballej me akuzat për tradhti.

Klan News