Zelensky: Krimea është e jona





Zelensky: Krimea është e jona

21:10 10/08/2022

Deklaratat e presidentit ukrainas vijnë pas shpërthimeve në gadishullin e aneksuar

Lufta në Ukrainë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me çlirimin e saj.

Kështu është shprehur presidenti Volodymyr Zelensky, në ditën kur një seri shpërthimesh goditën një baza ajrore ruse në gadishullin e aneksuar duke vrarë një person.

Krimeja është ukrainase dhe ne kurrë nuk do të heqim dorë nga ajo“, u shpreh ai.

Të martën, një seri shpërthimesh tronditën bazën ushtarake Saky pranë Novofedorivka, në perëndim të Krimesë, e cila është pranë vendpushimeve bregdetare të njohura nga turistët rusë.

Pamjet nga  mediat sociale tregojnë turistët që vrapojnë ndërsa të paktën sipas dëshmitarëve u dëgjuan 12 shpërthime. Bëhet me dije se përveç një personi të vrarë, janë plagosur dhe tetë të tjerë. Ministria e Mbrojtjes në Rusi këmbëngul që nuk bëhet fjalë për sulm, por për një incident të shkaktuar nga shpërthimi i municioneve. Edhe pala ukrainase mohon përgjegjësinë për sulmet.

Kujtojmë se muajin e kaluar kur ish-presidenti Dmitry Medvedev dha një paralajmërim të fortë ku u shpreh se  çdo sulm ndaj Krimesë nga ana e Ukrainës  do të konsiderohej diçka shumë serioze nga Moska. Gjithashtu deklaratat e fundit të Zelensky janë të ndryshme nga ato çfarë ai ka thënë më parë për këtë çështje.

Klan News













Të ngjashme