Presidenti i Ukrainës Zelensky ka paralajmëruar se konflikti mund të shkaktojë një krizë ushqimore që prek vendet në mbarë botën.

Duke folur për programin australian të lajmeve 60 Minutes, Zelensky tha se vendi i tij mund të humbasë me miliona tonë drithëra, për shkak se Rusia ka bllokuar portet e saj në Detin e Zi.

Ukraina është një nga eksportuesit kryesorë në botë të grurit dhe produkteve të tjera ushqimore.

“Rusia dëshiron të bllokojë plotësisht ekonominë e vendit tonë”, tha Zelensky./tvklan.al