Volodymyr Zelensky tha se zyrtarët ukrainas do të takohen me homologët amerikanë në Arabinë Saudite, pasi edhe Kremlini konfirmoi bisedimet Rusi-SHBA atje.
Duke folur në një konferencë për mediat, Zelensky refuzoi kushtet e Rusisë mbi një marrëveshje paqeje duke thënë se heqja e mundësisë së Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO është “dhuratë e madhe për Rusinë”.
Më herët, lideri ukrainas iu drejtua liderëve të BE-së në një samit dhe tha se Putini duhet të ndalojë me “kërkesat e tepërta”. Ai bëri thirrje për të paktën 5 miliardë Euro nga Europa për predha artilerie “sa më shpejt të jetë e mundur” duke shtuar se mbështetja në rritje për Ukrainën është vendimtare.
Sipas Zelensky-t, BE-ja duhet të përfshihet në bisedimet për paqe, duke kërkuar unitet mes shteteve anëtare të BE-së. “Është thjeshtë anti-europiane kur vendime që janë të rëndësishme për të gjithë kontinentin ose për të cilat është rënë dakord më parë të bllokohen nga një person”, tha ai.
Ai i kërkoi Europës që të mos e ulin presionin ndaj Rusisë mbi luftën dhe se sanksionet duhet të vazhdojnë.
Sa i përket europianëve, të gjithë liderëve përveç kryeministrit hungarez, Viktor Orban, votuan që të vazhdojnë mbështetjen e palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës./tvklan.al