Presidenti ukrainas thirrje politikanëve të qëndrojnë të bashkuar përballë agresionit rus

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për “negociata të drejtpërdrejta me Rusinë” për të ndaluar luftën në lindje të vendit të tij, mes tensioneve në rritje me Moskën e akuzuar për përgatitjen e një pushtimi. Zelensky iu drejtua parlamentit pasi Ukraina i kërkoi NATO-s të përgatisë sanksione ekonomike ndaj Rusisë dhe të rrisë bashkëpunimin ushtarak me Kievin, si një mënyrë për të penguar Kremlinin nga nisja e një sulmi të ri.

Ne duhet të themi të vërtetën se nuk do të jemi në gjendje të ndalojmë luftën pa negociata të drejtpërdrejta me Rusinë dhe sot kjo tashmë është njohur nga të gjithë partnerët tanë ”.

Zelensky u bëri thirrje gjithashtu politikanëve ukrainas që të qëndrojnë të bashkuar përballë agresionit rus.  Administrata e e tij thotë se është përpjekur të organizojë bisedime mes Presidentit dhe liderit rus Vladimir Putin. Ndërkohë Rusia akuzoi Ukrainën se ka vendosur gjysmën e ushtrisë së saj rreth 125,000 trupa në Donbass që është një zonë konflikti në Ukrainën lindore. Akuza u ngrit nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova gjatë një konference në Moskë.

Ukraina dhe aleatët e saj të NATO-s janë të alarmuara për shkak të  lëvizjeve të trupave ruse pranë kufijve të Ukrainës, duke ngjallur frikë për një luftë mes dy vendeve. Parlamenti i Kievit u rrethua nga policë të shumtë pasi Zelensky javën e kaluar tha se Ukraina kishte zbuluar një komplot për të përmbysur qeverinë e tij. Rusia ka mohuar çdo përfshirje në grushtin e shtetit të supozuar, i cili ishte menduar të ndodhte këtë javë.

Klan News