Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha mbrëmjen e kësaj të shtune se forcat ruse synojnë të marrin lindjen dhe jugun e vendit. Ai po ashtu tha se vendet perëndimore nuk i kishin ofruar Kievit sisteme të mjaftueshme anti-raketore.

Në një fjalë që mbajti gjatë orëve të mbrëmjes, Zelenskiy vlerësoi forcat që mbronin portin e rrethuar të Mariupolit, duke thënë se rezistenca e tyre po lejonte qytetet e tjera të fitonin kohë të vlefshme./tvklan.al