Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se Rusia kërkon që të pushtojë rajonet lindore dhe jugore të Ukrainës.

Në një video-deklaratë mbrëmjen e së shtunës, Zelenskyy tha: Cili është qëllimi i trupave ruse? Ata duan të marrin Donbasin në lindje dhe jugun e Ukrainës. Cili është qëllimi ynë? Të mbrojmë veten, lirinë, tokën dhe popullin tonë.

Presidenti Zelenskyy vlerësoi forcat ukrainase që mbrojnë portin jugor të rrethuar të Mariupolit, ku prej disa javësh është përfshirë nga bombardime të fuqishme.  /tvklan.al