Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se po shihet mundësia për të rimburësuar ilaçet e COVID-19.

Në fjalën e tij ai është shprehur se shpreson që kapacitetet financiare të mundësojnë një që të tillë dhe gjithçka të bëhet me anë të një ligji.

Ajo që na ka munguar ka qenë pamundësia për t’i rimbursuar pacientët me forma më të lehta të trajtimit. Andaj duhet të jetë një arsye më shumë që të miratohet ligji, që qytetarët tanë të ndihmohen edhe në aspektin sociale edhe ekonomik. Shpresoj që mundësitë dhe kapacitet tona t’i shohim si Qeveri edhe me miratimin e këtij ligji”, ka thënë ai.

Më tej ai tha se të gjithë pacientët që janë kuruar në spital nuk kanë paguar asgjë, pasi qeveria i ka të gjitha ilaçet në dispozicion.

Ministria e Shëndetësisë, pacientëve që janë të shtruar u ka siguruar të gjitha terapitë që janë të caktuara me protokolle, me përjashtim të remdesivirit, i cili ende nuk është siguruar nga Ministria e Shëndetësisë”, ka shtuar ai./tvklan.al