Kjo e diel mbrëma ishte plot të papritura në spektaklin “Zemër Luana” nën autorësinë e moderimin e Luana Vjollcës në Tv Klan. Një mbrëmje plot humor; argëtim, emocione të forta, performanca, deklarata ekskluzive e çfarë nuk do të ndodhë!

Tanimë jemi mësuar me të ftuarit ekskluzivë që vetëm në “Zemër Luana” i shohim edhe këtë herë vjen për herë të parë në një program në Shqipëri, reperja dhe këngëtarja Melinda Ademi, e cila çfarë nuk do të zbulojë sonte vetëm për “Zemër Luana”. Mendoni se ka bërë diss-e që do mbahen mend gjatë? Ne dimë t’iu themi se ajo ka dhuruar një mori emocionesh, madje edhe do të shohim lot në sytë e saj…

Melinda nuk do të jetë e ftuara e vetme për mbrëmjen e sotme pasi përballë saj do të jenë edhe të ftuar si: Young Zerka, i cili vjen për herë të parë pas një kohe të gjatë pauze nga intervistat dhe spektaklet si edhe moderatorja seksi Lei Kraja dhe Meridian Ramçaj, të cilët premtuan që në nisje të programit një super spektakël.

Të gjithë e dimë se në “Zemër Luana” nuk mungon kurrë muzika e mirë dhe përveç performancave spektakolare të Melindës dhe Young Zerkës; këngëtarë të mbrëmjes do të jenë çifti i mirënjohur Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët kanë për të elektrizuar skenën këtë të diel mbrëma.

Sonte do të prekemi dhe emocionohemi shumë në momentin kur të jetë pjesa e projektit “Thuaje”, një nismë e autores Luana Vjollca, e cila ka frymëzuar shumë njerëz, pasi temat që ajo trajton janë plagë të shoqërisë që shumë persona e gjejnë veten. Luana këtë nismë vendosi ta sjellë edhe në programin në autorësinë e saj në Tv Klan pak javë më parë, por këtë herë në skenë vjen Melinda Ademi me një rrëfim mjaft të sinqertë e shumë prekës që do të na përlotë të gjithëve.

Për këto shumëllojshmëri emocionesh duhet të presim vetëm orën 21:00 në “Zemër Luana” nën autorësinë e Luana Vjollcës në televizionin Klan. /tvklan.al