Moderatorja e njohur e programit “Sport Plus” në Klan Plus, Viola Spiro ka humbur të atin në moshën 63-vjeçare për shkak të koronavirusit Covid-19.

I ati po kurohej prej ditësh në Turqi, por fatkeqësisht nuk e fitoi betejën me këtë sëmundje.

Përmes një statusi në Instagram, Viola ka reaguar e pikëlluar për humbjen e babait të saj.

“Do doja të kisha fuqi që të shkruaja dhe të tregoja pafund për babain tonë, por jam e copëtuar… Jemi të tmerruara dhe të shkatërruara për mënyrën dhe kohën e shpejtë që e humbëm. Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar, por zemra e tij nuk duroi gjatë. Ajo pushoi ditën e diel pa na dhënë lamtumirën. Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë duke u lutur që të jetë i lehtë për të dhe më i bukur!”, shkruan moderatorja. /tvklan.al