Modelja e njohur shqiptare, Kristina Baki është bërë nënë për herë të dytë.

Në familjen e saj është shtuar edhe një vajzë, e cila ka ardhur në jetë disa ditë më parë, më 15 prill.  Modelja ka vendosur ta bëjë publike ardhjen e saj në jetë ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo ka ndarë disa foto nga salla e lindjes, duke puthur vajzën e sapolindur. Kristina ka zbuluar edhe emrin e saj, Meisi.

“Mirë se erdhe në jetë vajza ime Meisi! Në datën 15.04.2025 Zoti më bekoi me mrekullinë e dytë dhe zemrën e kam plot”.

Kristina dhe partneri i saj kanë edhe një vajzë, Sierën. Ajo e zbuloi lajmin e shtatzënisë së dytë në fund të muajit shkurt, bashkë me gjininë.

/tvklan.al