21-vjeçari do të garojë me ekipin MP Motorsport

Lirim Zendeli do të jetë i pari pilot me prejardhje shqiptare në Formula 2. Ai firmosi me ekipin MP Motorsport dhe u prezantua si pjesëmarrës në garat e sezonit 2021.

Zendeli nga u përzgjodh skuadra holandeze pas provave të kryera në Bahrein.

“Ky është një hap i madh në karrierën e time. I shijova provat në Bahrein. Është një makinë e shpejtë dhe e fuqishme”.

Drejtuesit e MP Motorsport pranuan se pikasën Zendelin që në vitin 2017 ku spikati me paraqitjet e tij. Lirim Zendeli i cili 18 Tetorin e kaluar mbushi 21 vjeç ka qenë fillimisht pjesë e Formula 4 dhe Formula 3.

Synimi i Zendelit është që në të ardhmen të bëhet pjesë e Formula 1. Ai ka lindur në Bohum dhe përfaqësohet me Gjermaninë në gara, por origjinën e ka nga Shkupi.

Tv Klan