Zënka mes 2 kunetërve shqiptarë në Itali përfundon në tragjedi

Posta

Zënka mes 2 kunetërve shqiptarë në Itali përfundon në tragjedi

18:54 27/10/2019

Vritet me armë zjarri një 45-vjeçar

Një zënkë mes dy kunetërve shqiptarë, përfundoi në tragjedi këtë të diel në Italinë fqinje. Një 45-vjeçar mbeti i vrarë pasi u qëllua për vdekje nga kunati i tij, 50 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:30 të paradites në Nettuno, në jug të Romës. Dy kunetërit, identitetet e të cilëve nuk janë bërë ende publike nga mediat italiane, ishin fqinj. Ata mësohet se u përfshinë në një debat për çështje familjare, përplasje e cila bëri që 50-vjeçari të merrte armën dhe ta qëllonte tjetrin për vdekje.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes karabinierët arrestuan autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë, ndërsa nisën hetimet për zbardhjen e saj./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT