Ndarja e çiftit të njohur DJ Vin Veli dhe moderatores Bora Zemani është përfolur gjatë në rrjetet sociale, por asnjë prej tyre nuk ka pranuar të flasë më parë lidhur me këtë.

Sot, Vin Veli ishte i ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, nga ku pranoi se ai dhe Bora Zemani janë ndarë.  Deejay tha se ata nuk kanë qenë të martuar, por ka qenë një marrëdhënie shumë e rëndësishme. Ai sqaroi se shkak i ndarjes nuk ka qenë tradhtia, siç edhe është përfolur, ndërkohë që shtoi se rrethanat ndikuan për të mos qenë më bashkë.

“Unë dua të jem i sinqertë dhe nuk dua të bëj lojëra sidomos me këtë pjesën.  Ne jemi ndarë si të gjithë lidhjet që nisin mirë dhe ndoshta rrethanat, koha, momenti, ndikojnë të gjitha, profesionet, karriera, nuk na bëjnë që të ndihemi mirë dhe për të vazhduar më tej.

Kjo është dhe nuk ka as tradhti, sepse ishte përfolur me çfarë pashë në portale, jo me shoqe, jo…Ato janë shoqe të përbashkëta, janë edhe të mijat edhe të Borës. Ato që kam qenë, të paktën për atë rastin e fotove, por sigurisht që do të ketë edhe foto të tjera që do të dal, sepse… Ne kemi marrëdhënie prapë, s’jemi ndarë me doreza boksi. Ndoshta është më mirë kështu… Ne e kemi të organizuar kohën me djalin. Unë kam lënë edhe karrierën time pas dore për të qenë me djalin. Djali tani qëndron me të dy, unë s’mund të rri pa e takuar. Për djalin jam deri diku edhe manjak”,

 tha Vin Veli./tvklan.al