Në këto ditë izolimi, Elita Rudi dhe Gjiko janë duke kaluar momentet më të bukura me vogëlushin e tyre Zëri.

Së fundmi, reperi Gjiko ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram një video, ku ia tregon se Zëri ka hedhur hapat e tij të parë.

Sot i bëre hapat e parë, në jetë do të ndodhë që të rrëzohesh dhe të ngrihesh shpeshherë. S’ka rëndësi nëse bëre hapa të mëdhenj apo të vegjël, me rëndësi është të ecësh përpara. Jeta është një udhëtim që s’duhet kurrë të ndalesh. Të dua shishkano”, shkruan reperi bashkëngjitur videos emocionuese./tvklan.al