Zerina Kuke hapi zemrën në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan teksa foli mbi karrierën dhe jetën e saj private.

E pyetur nga Alketa Vejsiu se cila është ëndrra e saj më e madhe, Zerina e lidhi me familjen e saj, ku u shpreh se do të dëshironte të kishte nipin dhe mbesën më pranë.

“Shiko, njeriu nuk resht së ëndërruari. Por ëndrra do të ishte që unë t’i kisha patur nipin dhe mbesën pak më afër.

Unë vitin e kaluar i kam thënë Ergit në aeroport, i thashë: Mam, thashë, ti je në hënë, unë jam në Tokë”, u shpreh Zerina Kuke./tvklan.al