Një nga ikonat e prezantimit në Shqipëri, Zerina Kuke është e ftuara e radhës në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” nw Tv Klan.

Zerina ndër të tjera, tregoi zanafillën e karrierës së saj dhe pikënisjen e suksesit të saj në moderim.

Unë kam filluar të dal në ekran kur isha në vit të dytë të gjimnazit. Nuk po kërkoja punë. Më erdhën më kërkuan dhe unë shkoja paradite në shkollë dhe pasdite dilja në ekran. Isha në një studio të vogël, jo kaq të madhe sa kjo. Ishte një studio plot ëndrra, plot pasion, plot dëshira”, tha Zerina Kuke për “Në Kurthin e Piter Pan”./tvklan.al