Teksa u intervistua nga fëmijët e kastit të “Në kurthin e Piter Pan”  në Tv Klan, Zerina Kuka na tregoi copëza të jetës së saj edhe në një xhiro me makinë me Alketa Vejsiun.

E pyetur nga Alketa nëse ndihet e privilegjuar në familjen e saj me tre djem, Zerina tha se në shpirtin e saj është ndjerë gjithnjë mbretëresha e vetes.

Alketa Vejsiu: Je një grua e privilegjuar nga tre burra?

Zerina Kuke: Nuk e di a jam ndjerë, unë me shpirtin tim kam qenë mbretëresha e vetes sime, por natyrisht që kam qenë. Më kanë pyetur njëherë “Si mund të jetosh ti me mamanë e burrit në një shtëpi?”

Po, i thashë unë, në këtë moment ajo është First Lady, unë jam jashtë First Lady-t, ia heq privilegjin vetes që të ndihem mirë me veten time. Nuk më pengon asgjë./tvklan.al