Pasi u raportua se Covid-19 ka hyrë edhe në Korenë e Veriut, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka hedhur poshtë një supozim të tillë. Sipas OBSH, Koreja e Veriut ka testuar 1,211 persona dhe të gjitha këto teste kanë rezultuar negative.

Edhe pse Koreja e Veriut është vendi më i izoluar në botë, ku informacioni kontrollohet nga partia shtet, lideri komunist ka vendosur masa të rrepta dhe njerëzve u është bërë thirrje që të kufizojnë daljet.

Në çdo vend publik njerëzve iu është bërë thirrje që të mbajnë maskë, iu matet temperatura përfshirë qendrat tregtare, restorantet dhe hotelet. Sipas OBSH, 15 laboratorë janë ndërtuar për të bërë testime tek e gjithë popullata.

Disa ditë më parë mediat ndërkombëtare raportuan se Covid-19 e ka prekur këtë vend disa muaj më parë dhe se rastet janë të shumta.

Dyshimet se koronavirusi kishte mbërritur në vendim më të izoluar bëri që lideri Kim Jong-un të mblidhte Byronë Politike dhe deklaroi vendosjen në karantinë të një qyteze në kufi me Korenë e Jugut.

Ai hodhi dyshime se mund të bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm. Që nga nisja e pandemisë Koreja e Veriut ka deklaruar zero raste me koronavirus, por kjo është vënë në dyshim nga ekspertët.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Korenë e Jugut ku numri i të infektuarve ka kapur totalin e 14 mijë dhe mbi 300 persona kanë humbur jetën.

Klan Plus