OKB-ja është duke kërkuar vendosjen e një plani ‘zero tolerancë’ që të ndalojë ndotjen plastike të oqeaneve.

Qeveritë po pyeten që të lëvizin përpara në krijimin e një traktati, që ndëshkon hedhjen e mbetjeve plastike në det.

Për momentin anijet janë të ndaluara që të hedhin mbetje plastike nga bordi në det, por nuk ka një ligj ndërkombëtar që ta ndalojë hedhjen nga toka e mbetjeve plastike.

Ekspertët thonë çështja e mbetjeve plastike në oqean është shumë serioze, pasi paraqet një rrezik shumë të lartë.

/tvklan.al