Një 55-vjeçar ka humbur jetën pasi zetori që ai drejtonte rrëshkiti dhe u rrëzua në një kanal. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hamil të Fierit. Viktima është identifikuar me iniciale B.H.

Sipas policisë, 55-vjeçari ka qenë duke punuar tokat bujqësore, por fatkeqësisht zetori rrëshkiti për shkak të lagështirës.

E plagosur ka mbetur edhe vajza 10-vjeçare e viktimës. E mitura është dërguar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al