Rama: Patëm dakordësi në çdo pikë

Në të parën vizitë si zëvendës Kryeministër i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është takuar me autoritetet më të larta të politikës në vend, mes të cilëve dhe me Kryeministrin Edi Rama.

Ka qenë vetë kreu i qeverisë që e ka bërë të ditur, që përmes një postimi në rrjetet sociale e ka vlerësuar si një kënaqësi të posaçme këtë takim të parë. Rama shkruan se gjatë bashkëbisedimit me Abazoviçin kanë patur dakordësi në çdo pikë për të cilën kanë diskutuar.

Ndërsa pas takimit me kryetarin e PD si Basha ashtu dhe Abazoviç kanë ndarë me gazetarët dhe çështjet që diskutuan.

Dritan Abazoviç është shqiptari i parë që ka marrë një post kaq të rëndësishëm në qeverinë e Malit të Zi, pas zgjedhjeve të vitit të shkuar ku koalicioni ku bënte pjese partia e tij arriti të marrë 4 deputetë.

Tv Klan