Duket se karriera e Johnny Depp ka marrë tatpjetën. Ai ishte i përzgjedhur për të luajtur në rolin kryesor të filmit “Fantastic Beasts 3”, por pas vendimit të gjykatës që e cilëson atë si dhunues të grave, kompania kinematografike ka vendosur t’i heq rolin nga frika e reagimeve të shoqatave të grave.

Pasi gjyqi ndaj gruas i fundosi karrierën, producentët e filmit “Fantastic Beasts 3” kanë vendosur që të marrin një tjetër aktor që do të luajë rolin kryesor në këtë film.

Ylli i filmave “Hannibal” dhe “Casino Royale”, Mads Mikkelsen, është në bisedime e sipër për ta zëvendësuar aktorin Johnny Depp, në rolin e magjistarit të keq Gellert Grindelwald.

Mikkelsen thuhet se është zgjedhja e parë e regjisorit David Yates për rolin e Grindelwald, “magjistarit të errët” i cili është antagonisti kryesor i filmit në serinë “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald”. Colin Farrell, i cili luajti Grindelwald në filmin e parë “Fantastic Beasts”, nuk ishte më favorit për t’u pëzgjedhur sërisht nga regjisori .Nëse angazhimi i tij në rolin e Grindelwaldit konfirmohet, Mikkelsen do ta ketë rastin të aktroj krahas yjeve të kinematografisë: Eddie Redmayne, Jude Law, Katherine Waterston, Dan Fogler, Alison Sudol dhe Ezra Miller.

“The Hollywood Reporter” deklaroi se, Johnny Depp do të paguhej në tërësi për rolin e Gellert Grindelwald, edhe pas largimit të tij nga filmi i tretë. Deep një javë më parë kur humbi edhe gjyqin konfirmoi largimin nga studioja e “Warner Bros.”

Fakti që aktori hoqi dorë nga roli i tij për shkak të kësaj çështje, i ka irrituar shumë fansat e Depp. Ata janë shprehur se do të bojkotojnë filmin nëse nuk do të shfaqet Johnny në të dhe madje kanë nisur të nënshkruajnë një peticion online.

Fantastic Beasts pritet që të publikohet në kinema në datën 15 korrik të vitit 2022.

/Klan Plus