Zgjatet afati për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian

Posta

Zgjatet afati për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian

11:13 28/10/2019

Bashkimi Europian ka rënë dakord për të zgjatur afatin e daljes nga unioni të Britanisë së Madhe deri më 31 Janar 2020. Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

Ai theksoi gjithashtu se Britania mund të largohet nga BE para këtij afati nëse marrëveshja e largimit miratohet nga Parlamenti britanik. Shtyrja e vendimit për Brexit vjen dy ditë pas propozimit të Kryeministrit britanik Boris Johnson që kërkon zgjedhje të parakohshme më 12 Dhjetor.

Drafti i marrëveshjes së vendeve anëtare të BE-së përfshin gjithashtu një klauzolë që marrëveshja e largimit nuk mund të rinegociohet në të ardhmen.

Britania e Madhe do të largohej përfundimisht nga BE më 31 Tetor, por Kryeministri Johnson kërkoi zgjatje të afatit pasi Parlamenti i vendit të tij nuk pranonte marrëveshjen e shkëputjes. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi