Autoritetet greke kanë zgjatur karantinën në Athinë deri më 8 Mars. Ky vendim vjen si pasojë e numrit të lartë të infeksioneve të reja, që qëndron mbi 1000 mijë çdo ditë.

Po ashtu edhe numri i personave të shtruar në terapi intensive është pranë kapacitetit.

Kufizimet e njëjta do të vazhdojnë edhe në ishullin e Kalymnos, bashkinë Evosmos, ishullin Evia dhe rajonet Achaia e Arcadia në Peloponez.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore njoftuan këtë të premte se numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit ishte 1790.

29 persona kanë humbur jetën ndërsa 371 pacientë ndodhen në intubim./tvklan.al