Ambasadori i Shqipërisë e quan një hap të vonuar

Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka marrë vendim për të liruar nga obligimi për pajisje me leje pune afatshkurtër qytetarët e Republikës së Shqipërisë që punojnë në Kosovë.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi sqaron për Tv Klan se nga 3 muaj sa ka qenë kohëzgjatja që qytetarët e Shqipërisë nuk kanë pasur nevojë të pajisjen me leje pune, kjo është zgjatur në 6 muaj. Këtë veprim të qeverisë Minxhozi e ka mirëpritur por e konsideron të vonuar. 

Ai gjatë javës ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti ku kanë diskutuar për mundësinë që në një afat sa më të shpejtë pas ndryshimeve në legjislacion tu mundësohet qytetarëve të Shqipërisë të punojnë lirshëm në Kosovë në periudhë afatgjate.

Para dy vitesh qeveria e Republikës së Shqipërisë i ka liberalizuar në shkallën maksimale komplet lejet e punës, për të gjithë shtetasit e Kosovës. Një shtetas i Kosovës që ndodhet në Shqipëri mund të punoj lirshëm në të gjithë periudhën e vitit pa asnjë pengesë dhe pa limit.

Tv Klan