gjyqatriGjykata Administrative rrëzon qeverinë duke shpallur të paligjshëm vendimin e INUK për bllokimin e punimeve për zgjatimin e Bulevardit të Tiranës. Ndërsa fillimisht vendosi pezullimin e ndërhyrjes së INUK për të bllokuar punimet, u mor në shqyrtim në themel padia e bashkisë së Tiranës. Pas shqyrtimit të fakteve Gjykata Administrative deklaron se vendimi i INUK që bllokonte punimet për zgjatimin e Bulevardit është i paligjshëm dhe se duhet të vijojnë punimet e nisura për këtë projekt. Punimet për zgjatimin e bulevardit të Tiranës nisen në shtator të 2013-ës dhe ishte parashikuar që të përfundonin brenda 18 muajsh. Kostoja e ndërtimit është 26 milionë euro.

tvklan.al