Banorët që ju shembën banesat nga ndërtimi i lotit të tretë të Bulevardit të Ri në Tiranë kërkojnë dëmshpërblim për pronat e tyre.

Në mbështetje të këtyre banorëre ishte deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku.

“PD mbështet protestën e drejtë të këtyre banorëve për disa arsye. E para në dokumentet zyrtare të Bashkisë së Tiranës këtyre banorëve u ka dalë vlerësimi i pronës. Secili prej tyre ka dosje të tëra që kanë qenë në proces legalizimi. Një pjesë të tyre ne i kemi përgatitur dhe VKM-të dhe kanë marrë shpërblimin. Ndërkohë që sot qeveria në panik po zbaton dy standarde. Njërës palë i ka dhënë dëmshpërblimet ndërsa të tjerëve u thotë që për pesë ditë do të largohen ose tek banesat sociale ose duke marrë bonusin e qerasë”,

tha Tabaku.