I pyetur se pse nuk ka shpallur kandidaturën për kryetar të PD-së përballë Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj ka thënë se gjatë periudhës kur ai ishte kryetar i komanduar i kësaj force politike, Partia Demokratike ka qenë e suksesshme në ndryshimin e mentalitetit.
Gjatë fjalës së tij, Alibeaj ka thënë se një PD e suksesshme nuk varet nga humori dhe shijet e një individi të caktuar.
Pyetje: Pse nuk kandiduat ju përballë Bashës?
Enkelejd Alibeaj: Unë e kam bërë të ditur dhe në deklaratën time të mbarimit të mandatit si drejtues i PD-së dhe jam serioz në të gjitha detyrat që marr në PD, mund të them se ka qenë e suksesshme të asaj që ishte synimi i PD-së pas vitesh “luftë” që PD të dilte gjallë, jo vetëm në numra e sot PD ka këtë koshiencë që i duhet një PD e ndryshuar në mentalitet.
Nuk ka kaluar shumë kohë kur unë kam thënë, PD e suksesshme nuk duhet të jetë një parti që të varet nga shijet dhe humori i një individi. Nuk do të jetë një parti që do të varet se cila do të jetë shija. Partia nuk është grupi parlamentar. Nuk ka grupi parlamentar të drejta për të ndërhyrë për procesin organizativ të partisë. Deputetët janë shpirtra të lirë, kanë të drejtë të bëjnë zgjedhjet e tyre. Një pjesë e anëtarëve të Këshillit Kombëtar kanë gjetur strofull të majtë tek LSI-ja.
Procesi për zgjedhjet e reja për kryetarin e ri të PD-së, për Alibeajn nuk ka qenë aspak proces që i shërbente Lulzim Bashës, teksa ka shtuar se ishte vendim i kryesisë dhe grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Enkelejd Alibeaj: Nuk ka qenë aspak një proces që i shërbente Lulzim Bashës. Ishte një vendim i kryesisë së PD-së dhe grupit parlamentar, të cilët morën vendim në këtë seli që do të vazhdonin në këtë situatë deri në përfundim të zgjedhjeve lokale. E udhës që duhet të kishin filluar zgjedhjet në PD. Çdo deputet dhe çdo anëtar partie ka lirinë e vet të zgjedhë. Unë kam respekt për ata njerëz që kanë qëndruar në betejë, jo për ata që kanë çarë ferrën. PD duhet të jetë e atyre njerëzve që qëndrojnë.
Pyetje: Pse keni ndryshuar qëndrim pasi një vit më parë, i keni kërkuar Bashës që të bëjë një hap pas?
Enkelejd Alibeaj: Nuk ka ndryshim qëndrimi. Në atë kohë ishte e vërtetë që për t’i dhënë mundësi të mos kishte thellim të përçarjes të bënte një hap pas, por kjo nuk do të thotë të mos i jepet e drejta të mos kandidojë. E drejta për kandidim duhet të respektohet, e rëndësishme të ja kalojmë të drejtën njerëzve. E udhës t’i jepet e drejta anëtarësisë./tvklan.al