Lista me 3 kandidatë i kalon Kuvendit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka dorëzuar sot Kuvendit listën me 3 kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm. Në listë renditet i pari Olsian Çelaj, e dyta Ata Marku dhe e treta Fatjona Memçaj.

Renditja iu dorëzua Kuvendit pasi asnjëri prej kandidatëve nuk bëri ankesë. Kuvendi duhet të zgjedhe brenda 30 ditësh me 84 vota njërin prej tre emrave në listë.

Nëse nuk arrihet kjo shumicë, automatikisht i pari i renditjes zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm me mandat 7 vjeçar.

Tv Klan