Të dielën do të mbahen zgjedhjet në dy lande gjermane

E diela do të jetë një ditë zgjedhore si kurrë më parë në Gjermani. Nga frika e infeksioneve të mëtejshme nga koronavirusi në pikat e votimeve do të ketë më pak njerëz se kurrë më parë, sepse shumë banorë të dy landeve kanë votuar dhe po votojnë me postë.

Gati 11 milionë vetë kanë të drejtë vote në dy zgjedhjet e para të këtij viti. Votat mund të shërbejnë edhe si një tregues për rezultatin e zgjedhjeve federale që do të mbahen në Vjeshtë.

Në sondazhet e fundit thuhet se të dy Kryeministrat e landeve mund të konfirmohen në postet e tyre.

Por mund të pritet një goditje për partinë CDU të Kancelares Angela Merkel, e cila ka vendosur që në Vjeshtë të mos kandidojë më për poste politike.

Klan News