Në të gjitha vendvotimet në Maqedoninë e Veriut për herë të parë bëhet edhe identifikim i dyfishtë i votuesve me aparatet për shenjat e gishtave.

Nga KSHZ-ja thonë se është e pamundur që këto pajisje të manipulohen dhe se tentimet do të paraqiten në organet e rendit.

Në të gjithë komisionet komunale ka ekspertë teknik për mënjanimin e pengesave eventuale teknike.

 299 kandidatë në garë për komunat

Zgjedhje lokale këtë të diel zhvillohen edhe në Maqedoninë e Veriut. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 për t’u dhënë mundësinë qytetarëve të shprehen me votë dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 1.824.864 qytetarë, thuajse 10.000 më shumë në krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare para 15 muajve.

Në garë janë 10.532 kandidatë për këshilltarë të shpërndarë në 572 lista dhe 299 kandidatë për kryetar të komunave. Zgjedhje më të madhe do të kenë shkupjanët, të cilët votojnë në 4 fletëvotime. Të gjithë tjerët do të kenë dy fletëvotime.

Në këto zgjedhje kandidati më i moshuar për këshilltarë është një 89-vjeçare nga aerodromi i Shkupit, kurse më i riu një 19-vjeçar nga komuna Konçe./tvklan.al