Të prekurit nga COVID do të votojnë me ekipet lëvizëse

Është dita e fundit e fushatës zgjedhore për zgjedhje të parakohshme për kryetar të komunës së Podujevës dhe atij të Mitrovicës së Veriut.

Kandidatit të LDK së për kryetar të Podujevës i kishte ardhur në përkrahje ish-kreu i kësaj komune ministri i Brendshëm, Agim Veliu.

Pak metra më larg ishin mbledhur simpatizantët e LVV së në përkrahje të kandidatit të tyre. Për këtë komunë në garë është edhe kandidati i PDK së.

Por cilët janë pritjet e qytetarëve të Podujevës nga këto zgjedhje.

Ndërkohë KQZ ka marrë vendim që t’u dërgojë ekipe lëvizëse votuesve që janë të prekur me Covid19.

Në Podujevë kutive të votimit do t’u drejtohen mbi 83 mijë votues ndërsa në Mitrovicën e veriut mbi 23 mijë.

Tv Klan