Italianët po votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët e qyteteve të mëdha në zgjedhjet administrative, të cilat do të vënë në provë edhe popullaritetin e Kryeministrit Mateo Renci.

13 milionë votues do të zgjedhin kryebashkiakët e 1342 bashkive në 1274 qendra votimi. Vëmendja politike është përqendruar në Romë, Milano, Napoli dhe Torino.

Të dhënat e fundit janë ato të orës 19:00 ku pjesëmarrja ishte rreth 50.6% e votuesve në rang kombëtar. Pjesëmarrje e lartë shënohet në Torino, ndërsa më e ulët në Milano dhe Romë. Kutitë e votimit mbyllen në orën 23:00.

Pas gjashtë muajsh pa një kryetar bashkie, qytetarët e Romës janë zemëruar me gjendjen në të cilën ndodhet kryeqyteti italian.

Ankesat për mungesën e shërbimeve janë të shumta duke shtuar se dhe autobusët janë në një gjendje të mjerueshme, ashtu si rrugët dhe pikat e grumbullimit të mbeturinave.

Sondazhet tregojnë se nuk do të ketë një fitues të qartë në kryeqytet dhe se fituesi do të shpallet në raundin e dytë, me 19 Qershor.

Këto zgjedhje do të jenë një test i rëndësishëm për Kryeministrin Renzi, për zgjedhjet e përgjithshme.

Tv Klan