Në shtetin e Georgia në SHBA do tër rinumërohen votat për zgjedhjet presidenciale. Lajmin e ka konfirmuar vetë Sekretari i Shtetit, Brad Raffensberger.

Rinumërimi do të ndodhë për shkak të diferencës së ngushtë të votave mes Donald Trump dhe Joe Biden. Raffensberger thotë se kanë mbetur rreth 4100 vota për t’u numëruar dhe rreth 8 mijë vota të tjera me postë, të cilat nëse nuk mbërrijnë deri në fund të ditës, nuk do të merren më parasysh.

Me një diferencë kaq të vogël, do të ketë një rinumërim në Georgia”, ka thënë Raffensberger.

Gjatë procesit nuk janë vënë re parregullsi, por rinumërimi do të bëhet për shkak të diferencës së vogël të votave mes dy kandidatëve.

Në këtë shtet, Joe Biden kryeson me 1579 vota më shumë se Donald Trump. /tvklan.al