Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në një postim të shkurtër në Facebook ditën e zgjedhjeve.
“Mirëmëngjes njisha, jeni gati?”, shkruan Berisha në postimin e tij, një shprehje kjo që u bë e njohur gjatë fushatës duke u bazuar tek numri që koalicioni mban në fletën e votimit të 11 Majit.
Procesi i votimit në të gjithë vendin ka nisur në orën 07:00. Që nga hapja e qendrave të votimit janë raportuar disa problematika. Problematikat kanë të bëjnë me mungesat e komisionerëve dhe probleme të tjera teknike.
Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë dhe në garë janë 2.046 kandidatë, për 140 vende në parlament.
Informohuni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes së votimit çdo orë, dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare./tvklan.al