Analisti Mentor Kikia u shpreh në një intervistë për Klan News se zgjedhjet e 2025-ës do të jenë fundi i njërit mes Edi Ramës ose Sali Berishës.
Sipas tij, kushdo që do humbasë do ta lërë partinë për të pasuar më vonë me rindërtimin e tyre.
“Pavarësisht nëse do qëndrojë Rama në pushtet apo do të rikthehet Berisha, ky do të jetë fundi i njërit prej tyre. Nëse Berisha i humbet këto zgjedhje përfundimisht ai do ta lërë PD-në dhe PD-ja do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni real pas një beteje të ethshme brenda vetes dhe besoj që do të ndodhë një proces riorganizimi, ribashkimi. Nëse PS-ja do t’i humbi zgjedhjet Rama do të largohet nga drejtimi i saj dhe PS-ja do t’i nënshtrohet një procesi transfuzioni të brendshëm për të larguar atë grupin e vjetër të korruptuar, përgjegjës edhe për një histori të madhe aferash. Kushdo që do të humbë pushtet do të largohet dhe partia do të rindërtohet”, tha Kikia për Drini Zeqon./tvklan.al