Zaev: Rëndësi ka anëtarësimi në NATO

Prioritet për Maqedoninë e Veriut është që të përmbyllet procesi i anëtarësimit në NATO, pa marrë parasysh nëse kjo do të nënkuptojë edhe zhvendosjen e zgjedhjeve që janë caktuar për 12 Prill të vitit të ardhshëm.

“Ne nuk do të lejojmë që si shtet të mos kemi parlament kur duhet ta ratifikojmë protokollin. Të gjithë vendet anëtare do ta ratifikojnë dhe do t’i vijë radha Maqedonisë së Veriut e ne nuk do të kemi parlament. Këtë nuk guxojmë ta lejojmë”, thotë Kryeministri Zoran Zaev.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi tashmë paralajmëroi se do ta shpërndajë parlamentin më 11 Shkurt të vitit të ardhshëm. Për shkak të zgjedhjeve, procesi i ratifikimit në parlamentin e Spanjës, në vend të Dhjetorit pritet të zhvillohet në Janar ose Shkurt të vitit të ardhshëm që ka prishur planet e partive politike në Shkup që tashmë kanë caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme më 12 Prill të vitit 2020.

Tv Klan