Zgjedhjet e 14 Shkurtit në Kosovë, KQZ vendos sot për certifikimin e rezultatit



Zgjedhjet e 14 Shkurtit në Kosovë, KQZ vendos sot për certifikimin e rezultatit

09:14 13/03/2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet sot dhe pritet që të certifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 Shkurtit. Pas shumë problematikash të hasura në numrin dhe kërkesave të shumta për rinumërim e ankesave në gjykatë, KQZ pritet të shpall sot fituesin e zgjedhjeve dhe të publikojë rezultatin përfundimtar.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë KQZ, ku në një njoftim për mediat sqarohet se mbledhja do ë nisë në orën 10:00.

Mund t’iu konfirmoj se KQZ-ja do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 Shkurt”, thuhet në deklaratën e këtij institucioni.

Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, partitë nuk kanë më mundësi të ankohen, pasi tashmë edhe gjykatat kanë dhënë vendimet e tyre për të gjitha pretendimet e ngritura nga palët.

Fituese e zgjedhjeve të 14 Shkurtit ka dalë Lëvizja Vetëvendosja me 49.9% të votave. E dyta renditet PDK me 16.9%, pas saj vjen LDK me 12.64% , ndërsa AAK ka fituar 7.07%. Lista Srpska ka arritur të marrë 10 vendet e rezervuara në parlamentin e Kosovës, ndërsa 10 vende u takojnë pakicave jo serbe./tvklan.al







Të ngjashme